Bayern Munich përgatit ofertë 50 milionëshe për Palhinha
Bayern Munich është gati të bëjë një ofertë zyrtare prej 50 milionë funteve për mesfushorin e Fulhamit Palhinha.
Gjiganti gjerman është fokusuar plotësisht te portugezi pasi kanë frikë se nuk do të mund të kompletojnë blerjen e Trevoh Chalobah nga Chelsea.
“The Telegraph” raporton se gjiganti gjerman do të bëjë ofertën zyrtare së shpejti, mirëpo që Fulham pret një ofertë shumë më të lartë se ajo që po përgatitë Bayerni.
West Ham u interesua për Palhinhan më herët këtë muaj, por që Fulham ia bëri të qartë se do ta shesin vetëm nëse ofrojnë 60 milionë plus 20 milionë funte bonuse.
Trajneri Marco Silva që e solli Palhinhan nga Sporting verën e kaluar nuk dëshiron ta humbasë, meqenëse nga klubi u largua sulmuesi Mitrovic, që iu bashkua Al Hilalit.
“Ai ishte ndër lojtarët kyç në sezonin e kaluar. Prandaj bëra gjithçka për ta transferuar dhe një ndër arsyet që klubi bëri çmos ta mbajë në muajt e fundit”, kishte deklaruar Silva.
Problemi i vetëm për Fulhamin do të jetë nëse lojtari bën presion që t’i bashkohet Bayernit meqenëse mund të ketë ambicie për të luajtur në Ligën e Kampionëve.
Orët e ardhshme do të jenë vendimare mbi të ardhmen e portugezit, sidoqoftë nëse Chelsea e lejon Chalobah të largohet atëherë situata mund të ndryshojë.