Bayern Munich mposht edhe Interin, Liverpool triumfon ndaj Napolit - NACIONALE

Bayern Munich mposht edhe Interin, Liverpool triumfon ndaj Napolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka siguruar edhe fitoren e gjashtë në fazën e grupeve duke mposhtur Interin (2:0), derisa Liverpool me mund triumfoi ndaj Napolit (2:0).

"Bavarezzët" fituan me rezultat komod 2:0 ndaj Interit, për t'u kualifikuar tutje si të pamposhtur nga grupi i "vdekjes".

Inter kishte rastin e parë të rrezikshëm me Lautaro Martinez që dështoi keq nga afërsia.

Ndërsa, ishte Benjamin Pavard që shënoi me kokë për t'i dhënë epërsinë Bayern Munichut pas një harkimi të Joshua Kimmich (32').

Në pjesën e dytë, Inter e nisi shumë më mirë duke gjetur golin përmes mbrojtësit Francesco Acerbi, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Bayern Munich gjithashtu shënoi një gol përmes Eric Maxim Choupo-Moting, por që u anulua nga VAR-i.

Sidoqoftë, Choupo-Moting pastaj realizoi një gol të shkëlqyeshëm nga distanca duke lënë të shtangur Onanan (72').

Kështu, Bayern Munich kualifikohet si lider me 18 pikë, derisa Inter avancon tutje si pozitë e dytë me 10 sosh.

Në anën tjetër, Liverpool me shumë mund ka shënuar fitore komode 2:0 në derbin ndaj Napolit.

Ndeshja mes "Reds" dhe "Napolitanëve" ishte tejet interesante, duke qenë shumë e hapur me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1:0.

Liverpool ishte skuadër më e mirë duke pasur disa raste shumë të mira përmes Jones dhe Thiago Alcantaras.

Napoli në fakt gjeti golin përmes Leo Ostigard që u asistua për mrekulli nga Khvicha Kvaratskhelia, por që goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Heroi për skuadrën e Jurgen Klopp padyshim ishte Mohamed Salah, që kaloi vendasit në epërsi katër minuta pa përfunduar koha e rregullt nga një harkim nga këndi (86').

Krejt në fund, Darwin Nunez realizoi nga afërsia (90+8'), për të vulosur fitoren.

Pavarësisht fitores, Napoli avancon tutje si lider nga grupi A me 15 pikë, aq sa ka Liverpool si pozitë e dytë.

Kundërshtarët e radhës për skuadrat do të mësohen të hënën e ardhshme kur të tërhiqet shorti.

Lajme të ngjashme