Bayern Munich kontakton Zinedine Zidanen - NACIONALE

Bayern Munich kontakton Zinedine Zidanen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka kontaktuar ish trajnerin e Real Madridit Zinedine Zidane derisa po vazhdojnë të shikojnë për zëvendësuesin e Thomas Tuchelit.

Pas një sezoni zhgënjyes në Bundesliga, Bayern dhe Tuchel janë pajtuar që të ndajnë rrugët në fundin e sezonit, pavarësisht që ende kanë shpresë për Ligën e Kampionëve.

Edhe në rast që Tuchel menaxhon ta fitojë kompeticionin më të rëndësishëm në botë, tekniku gjerman do të largohet në fundin e sezonit.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Bayerni e ka kontaktuar agjentin e Zidanes, duke i njoftuar se kanë interesim të madh për francezin.

Bayernit i pëlqen puna e jashtëzakonshme që ka bërë Zidane në tre vite te Real Madrid, duke e fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Që atëherë, Zidane ka qenë i lidhur me klubet si Juventus dhe Paris Saint-Germain, ndërsa ka deklaruar se është i hapur për t’u rikthyer në stol ende nuk ka garantuar se do të pranonte një kalim në Gjermani.

Zidane gjithashtu ka qenë i lidhur me kalimin te Manchester Unitedi për vite, mirëpo ka pak interesim për të luajtur në Premierligë shkaku që nuk e di mirë gjuhën angleze.

Përndryshe, Bayern Munich ka qenë i lidhur edhe me dy ish trajnerët si Hansi Flick dhe Julian Naglesmann.

Lajme të ngjashme