Bayern Munich i pamëshirshëm ndaj Freiburgut - NACIONALE

Bayern Munich i pamëshirshëm ndaj Freiburgut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Freiburgut, në kuadër të xhiros së 10-të në Bundesliga.

"Bavarezzët" triumfuan me rezultat 5:0, duke dominuar në të gjitha aspektet.

Serge Gnabry hapi serinë e golave duke shënuar pas 13 minutave lojë me kokë pas një topi të kthyer nga super pritja e portierit mysafir.

Vendasit vazhduam me posedimin e lartë, duke dyfishuar përmes Maxim Choupo-Moting, i cili mori një asistim të mahnitshëm nga Leroy Sane (33').

Pavarësisht rezultateve të tjera, asnjëra skuadër nuk arriti t'i konkretizojë, prandaj epilogu i kësaj pjese doli të jetë 2:0.

Bayern nuk u ndal më kaq, duke realizuar edhe tre herë të tjera në pjesën e dytë.

Për golin e tretë, u përkujdes vetë Leroy Sane, i cili dribloi një futbollist pastaj me një gjuajtje nga distanca la në "gjumë" portierin mysafir (53').

Vetëm tre minuta më vonë, Gnabry asistoi për Sadio Manen, i cili me një parabolë fantastike realizoi të katërtin për këtë sfidë (56').

Fitoren e thellë të Bayern Munichut pastaj e vulosi mesfushori Marcel Sabitzer, që shënoi me një goditje të bukur nga afërsia (80').

Kështu, kampioni i Gjermanisë vazhdon bindshëm në garën për titull duke qenë në pozitën e dytë në tabelë me 19 pikë të mbledhura, katër më pak se lideri momental, Union Berlin.

Në anën tjetër, Freiburg që këtë edicion ka bërë disa paraqitje të shkëlqyeshme renditët në pozitën e tretë në tabelë me 18 pikë të mbledhura.

Në xhiron e radhës, Bayern Munich do të jetë mysafir i Hoffenheimit, derisa Freiburg do ta mirëpres Werder Bremenin.

Lajme të ngjashme