Bayern Munich i jep ultimatum Alphonso Davies, rinovo ose shitesh - NACIONALE

Bayern Munich i jep ultimatum Alphonso Davies, rinovo ose shitesh

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich i ka dhënë ultimatum mbrojtësit Alphonso Davies që brenda javës të jep përgjigjen përfundimtare, nëse do të rinovojë apo jo.

Klubi gjerman i ka ofruar kontratë kanadezit deri më 2029, ku do të përfitojë 14 milionë euro për sezon, mirëpo lojtari thuhet se ka kërkuar rreth 20 milionë euro.

Bayern e ka bërë të qartë se nuk do të përmirësojë ofertën zyrtare, kësisoj “SkySportDe” raporton se tani i kanë dhënë ultimatum që të rinovojë ose do të shitet.

Nëse Davies e refuzon ofertën, atëherë Bayerni menjëherë do ta vendos në shitje dhe gati për të negociuar me Real Madridin, me shpresën që të marrin rreth 50 milionë euro.

Real Madrid ka marrëveshje në parim me Davies, ku muajin e kaluar u morën vesh që ta transferojnë këtë verë, ose verën e vitit 2025 si agjent i lirë.

Klubi madrilen ndodhet në një pozitë të fortë nëse Davies e refuzon rinovimin, meqenëse Bayern do të ishte në nxitim për ta shitur dhe mund të pranonte ndonjë ofertë me të ulët financiare.

Reali ka nisur ta përforcojë aspektin defansiv, ku si Davies po tentojnë të bëjnë marrëveshje edhe me mbrojtësin e Liverpoolit Trent Alexander-Arnold, kontrata e të cilit skadon më 2025.

Sidoqoftë, prioriteti kryesor mbetet Kylian Mbappe dhe pas francezit, Reali synon t’i mbyllë edhe dy marrëveshje me mbrojtësit e krahut.

Lajme të ngjashme