Bayern Munich i hapur për shitjen e Kimmich te Barcelona - NACIONALE

Bayern Munich i hapur për shitjen e Kimmich te Barcelona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich tani ka vendosur ta shesë mesfushorin Joshua Kimmich, në rast që nuk rinovon kontratën në javët në vijim.

Kontrata aktuale e gjermanit skadon më 2025 dhe pavarësisht përpjekjeve të “Bavarezzëve” për të rinovuar, deri më tani nuk kanë pasur sukses.

Në rast që Kimmich vendos të largohet, atëherë Bayern do ta vendosë në shitje dhe do të niste direkt negociatat me klubin më të interesuar, Barcelonën, edhe pse gjiganti gjerman do të preferonte një shkëmbim me yje si Frenkie de Jong ose Ronald Arujo.

Barcelona e ka bërë prioritet nënshkrimin me Kimmich, i cili gjithashtu është i hapur për kalimin në “Camp Nou”, ngase ka diskutuar edhe me Xavi Hernandez por gjendja financiare e klubit spanjoll mbetet problemi kyç.

Skenari paksa ka ndryshuar, meqenëse Bayern nuk e lejon të largohet nën 50 milionë euro pavarësisht që ka edhe një vit në kontratë. Sidoqoftë, klubi do të tentojë ta ofrojë Kimmichun si marrëveshje shkëmbimi për Aruajon, i cili është prioritet por nëse ky i fundit do të jetë i paprekshëm atëherë e përdorin për De Jongun.

Kimmich nga ana tjetër, i ka thënë Barcelonës “PO” që nga viti i kaluar, por që Bayerni refuzoi edhe të negocionte.

Ndërkohë, për Xavin – Kimmich është adekuati për të zënë hapësirën që ka lënë Busquest, ku këtë sezon Oriol Romeu ka qenë dëshpërues.

Lajme të ngjashme