Bayern Munich i hapur për shitjen e Alphonso Davies, ‘ëndërron’ Theo Hernandezin e Milanit - NACIONALE

Bayern Munich i hapur për shitjen e Alphonso Davies, ‘ëndërron’ Theo Hernandezin e Milanit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich thuhet se po synon transferimin e mbrojtësit të AC Milanit Theo Hernandez, sidomos pasi Real Madrid po mundohet të nënshkruajë me Alphonso Davies.

25-vjeçari ka luajtur një rol kyç te “Rossonerët” që kur arriti në vitin 2019, duke iu ndihmuar ta fitojnë titullin e parë në dekadën e fundit.

Këtë edicion, Hernandez ka shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asistime në 41 paraqitje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, duke dëshmuar pse vlerësohet si një nga mbrojtësit e krahut të majtë më të mirë në botë.

Siç raporton “TMW”, Bayern Munich po eksploron mundësinë që ta shet Davies te Real Madridi në verë dhe besojnë se Hernandez do të ishte zëvendësuesi adekuat.

“Rossonerët” do të kërkonin afër 100 milionë euro për lojtarin, i cili ka kontratë deri në qershorin e vitit 2026.

Lojtari në anën tjetër është tejet i lumtur te Milani dhe deri më tani nuk ka treguar asnjë dëshirë për t’u larguar pasi ka besim të plotë te projekti i klubit italian.

Arritja e mundshme e Hernandezit në “Allianz Arena” varet nga largimi i Davies, të cilin Real Madrid po e sheh si adekuati për krahun e majtë.

Real Madrid synon të përforcohet në atë aspekt pavarësisht arritjes së mundshme të Fran Garcias, mirëpo fokusi momental është nënshkrimi me Jude Bellingham dhe një sulmues.

Lajme të ngjashme