Bayern Munich fiton në dramën e shtatë golave ndaj Manchester Unitedit - NACIONALE

Bayern Munich fiton në dramën e shtatë golave ndaj Manchester Unitedit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich e ka nisur me fitore sezonin në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur në shtëpi Manchester Unitedin.

Klubi gjerman dominoi shumicën e kohës duke fituar me rezultat të ngushtë 4:3.

Man United e nisi më mirë ndeshjen duke dominuar për 15 minuta si dhe pasur dy raste përmes Eriksen dhe Pellistri, që s’i finalizuan.

Mirëpo, ishte Bayern Munich që kaloi në epërsi përmes Leroy Sane që realizoi nga distanca pas një intervenimi të dobët të Andre Onanas (28’).

Katër minuta më vonë, Jamal Musiala dribloi për mrekulli duke asisutar për Serge Gnabryn i cili e dyfishoi epërsinë (32’).

Man United nisi të këndellet në pjesën e dytë, duke ngushtuar rezultatin me anë të Rasmus Hojlund, i cili shënoi golin e parë në fanellën angleze (49’).

Sidoqoftë, shpresa për një përmbysje zgjati katër minuta me Eriksen që shkaktoi një 11-metërsh duke prekur topin me dorë, derisa i pagabueshëm ishte Harry Kane (53’).

Man United nuk u dorëzua duke ngushtuar sërish epërsinë, këtë herë me anë të Casemiron, që realizoi nga afërsia (89').

Sidoqoftë, talenti i vendasve sulmuesi Tel realizoi një gol fantastik vollej pas një harkimi të Joshua Kimmichut (90+2') duke volusur fitoren.

E tëra që bëri Unitedi, ishte goli i tretë dhe njëkohësisht i fundit nga Casemiro me kokë pas harkimit të Fernandesit (90+5').

Kësisoj, Bayern Munich merr tre pikë duke qenë lider në grupin A, derisa Man United renditet në fund pa pikë.

Lajme të ngjashme