Bayern Munich e mposht Manchester Unitedin në garën për yllin e Napolit - NACIONALE

Bayern Munich e mposht Manchester Unitedin në garën për yllin e Napolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Napolit, Kim Min-Jae, thuhet se tashmë është pajtuar me të gjitha kushtet që Bayern Munich ia ka ofruar, kështu që ai do të lëvizë drejt Gjermanisë kur kampionët e Bundesligës ta paguajnë klauzolën e lirimit që ka me kampionët e Serie A-së.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Kim ka pranuar propozimin për kontratë të Bayern Munich dhe do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare në Allianz Arena.

Bayern do të përfundojë transferimin e tij në dy javët e para të korrikut, kur ata mund të aktivizojnë një klauzolë lirimi me vlerë më shumë se 50 milionë euro.

Manchester United ishte lidhur shumë me nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Napolit për një kohë të gjatë, por do të duhet të kërkojë diku tjetër për përforcim në mbrojtje.

Kim Min-jae: A Korean defender made of steel

Kim iu bashkua Napolit nga Fenerbahce verën e kaluar për vetëm 18 milionë euro dhe kontribuoi në titullin e parë të Serie A-së të Partenopeit në 33 vitet e fundit.

26-vjeçari luajti 45 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar dy gola dhe duke qenë lider i padiskutueshëm në vijën e mbrojtjes.

Spalletti: 'Napoli have ambition, but it's not win or die' - Football Italia

Kim do të ndjekë rrugën e trajnerit Luciano Spallettin nga Stadio Maradona pasi edhe italiani gjithashtu u largua nga klubi pasi fitoi titullin e tretë në historinë e klubit.

Lajme të ngjashme