Bayern Munich e ‘demolon’ Hoffenheimin - NACIONALE

Bayern Munich e ‘demolon’ Hoffenheimin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Hoffenheimit, në kuadër të xhiros së 17-të në Bundesliga.

“Bavarezzët” i arkëtuan pikët e plota me rezultat të thellë 5:0

Leroy Sane kaloi vendasit në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë pas asistimit të Thomas Muller.

Kurse, pesë minuta më vonë Raphael Guerreiro dyfishoi epërsinë me një gol të bukur (12’).

Ishte Harry Kane që u përkujdes për golin e tretë, duke qenë i saktë nga pika e bardhë (26’).

Sane s’u ndal më kaq për të shënuar edhe golin e katërt, këtë herë pas bashkëpunimit me Tel (48’).

Kurse, fitoren e thellë të Bayernit e vulosi Serge Gnabry me një solo gol (66’).

Bayern Munich mbetet lider pas 17 xhirove në tabelën e Bundesligas me 42 pikë, kurse Hoffenheim bie në pozitën e 15-të me 14 sosh.

Lajme të ngjashme