Bayer Leverkusen me rikthim mahnitës eliminon Stuttgartin nga Kupa e Gjermanisë - NACIONALE

Bayer Leverkusen me rikthim mahnitës eliminon Stuttgartin nga Kupa e Gjermanisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayer Leverkusen e ka përsëritur sërish atë që po e bën shpesh. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso bëri një rikthim fantastik ndaj Stuttgartit, në kuadër të çerekfinales së Kupës të Gjermanisë.

Vendasit fituan me rezultat të ngushtë 3:2, me një gol që e realizuan krejt në fund, duke siguruar “biletën” për në gjysmëfinale.

Stuttgart e nisi më mirë, duke kaluar në epërsi përmes Walddemar Anton që u gjend ën vendin e duhur nga një harkim i bukur (11’).

Leverkusen kishte raste ta barazonte rezultatin, në fakt edhe shënuan me Patrik Schick që u anulua për pozitë jashtë loje.

Atë që s’e bën këta 45 minuta, e bën menjëherë në pjesën e dytë me Robert Anrich që u gjend në vendin e duhur dhe pas një topi të kthyer, e dërgoi brenda rrjetës (50’).

Vetëm tetë minuta më vonë Stuttgart e riktheu epërsinë me Chris Fuhrich që shënoi me një goditje precize pas harkimit të Enzo Millot (58’).

Sidoqoftë, vendasit assesi s’u dorëzuan dhe arritën ta barazonin prapë rezultatin. Këtë herë mesfushori Florian Wirtz dhuroi një asistim të mrekullueshëm te Adili që e dërgoi brenda rrjetës (66’).

Ndërsa për përmbysjen e madhe u përkujdes Jonathan Tah me një gol nga afërsia pas një tjetër asistimi fantastik të Wirtz (90’).

Kësisoj, Leverkusen mbetet favorit i padiskutueshëm për Kupën e Gjermanisë sidomos me Bayern Munichun dhe Borussia Dortmundin që tashmë janë eliminuar.

Lajme të ngjashme