Bastoni dëshironte largimin nga Interi, Conte 'e bindi' të qëndronte - NACIONALE

Bastoni dëshironte largimin nga Interi, Conte 'e bindi' të qëndronte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i mbrojtjes së Interit, Alessandro Bastoni, ka zbuluar se dëshironte të largohej nga Interi kur u kthye nga huazimi në vitin 2019, por Antonio Conte e bindi të qëndronte dhe tani italiani nuk e sheh vetën askund tjetër veçse te zikaltrit.

Bastoni ishte i ftuari i fundit në podkastin e Andrea Ranocchias 'Frog Talks' dhe zbuloi se donte të largohej nga zikaltrit në 2019 kur u transferua për herë të parë në Stadio Meazza.

Interi kishte nënshkruar me Bastonin në një marrëveshje prej 31 milionë eurosh nga Atalata në vitin 2018, por mbrojtësi italian kaloi një sezon në huazim te Parma përpara se të bashkohej me skuadrën në Stadio Meazza.

“Kam kaluar një sezon te Parma dhe më pas isha me fat që gjeta Antonio Conten këtu”, tha Bastoni, cituar nga fcinter1908.

Bastoni gives credit to Conte | Opinion | The Inter Way

“Unë tentova të largohesha atë sezon sepse ata sapo kishin nënshkruar me Diego Godin dhe ata tashmë kishin Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij. Kisha luajtur 25 ndeshje te Parma, një sezon i mirë, por niveli ishte ndryshe. Megjithatë, Conte insistoi dhe më bindi të qëndroja.”

Conte kaloi dy sezone në Inter, duke fituar titullin e Serie A në 2020-21. Bastoni mori kohë të rregullt për të luajtur në sezonin e tij të parë në Stadio Meazza nën drejtimin e taktikanit italian, duke shënuar dy gola në 33 paraqitje në të gjitha garat.

“Barella dhe unë flasim për këtë herë pas here. U munduam aq shumë, por ishim aq në formë sa që në fund u rikuperuam gjithmonë”, tha Bastoni.

“Simone Inzaghi ka gjetur një grup perfekt. Mendojmë si ekip. Ne mësuam shumë nga lojtarë si ju [Ranocchia], Marcelo Brozovic dhe Samir Handanovic.”

Kontrata e Bastonit me zikaltrit skadon në qershor të vitit 2028 dhe qendërmbrojtësi italian nuk po mendon më të largohet nga klubi.

Inter, Bastoni: "La prima estate con Conte volevo andarmene, oggi non mi vedo che qui"

“Jam i lumtur këtu tani. Unë jam një nga lojtarët më 'me përvojë'. Bota e Interit është e mahnitshme dhe për momentin nuk e shoh veten diku tjetër. Ndihem vërtet si në shtëpinë time”, tha ai.

“Ne luajmë para 75,000 tifozëve dhe kur shkojmë në stadium, shoh njerëz 85, 90-vjeçarë në turmë që presin autobusin e ekipit. Pasioni që kanë këta njerëz më bën të mendoj: 'Pse duhet të largohem kur mund të ofroj një moment gëzimi?' Nuk kam asnjë dyshim, ne jemi një grup i mirë me lojtarë të rinj si unë, Barella, Dimarco dhe Lautaro”.

Lajme të ngjashme