Barcelona triumfon lehtësisht ndaj Real Valladolidit - NACIONALE

Barcelona triumfon lehtësisht ndaj Real Valladolidit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Real Valladolidit, në kuadër të xhiros së tretë në La Liga.

Kataluansit fituan bindshëm në "Camp Nou" me rezultat të thellë 4:0, për t'i arkëtuar pikët e plota dhe u ngritur në tabelë.

Lewandowski e nisi për mrekulli këtë edicion duke rrezikuar dy herë portën mysafire, por portieri bëri disa super pritje, e ndjekur pastaj nga një goditje fantastike e Ousmane Dembele që goditi traversën.

Zhvillohej minuta e 24-të, ku nga një aksion shumë i shpejtë Raphinha gjeti për mrekulli polakun, i cili realizoi nga afërsia (24').

Vendasit vazhduan me dominimin e plotë dhe arritën ta dyfishojnë rezultatin përmes talentit Pedri, që shënoi pas një super asistimi të Ousmane Dembele (43'), rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë.

Barcelona ishte e jashtëzakonshme në këtë sfidë edhe për 45 minutat e dytë, duke realizuar edhe dy herë të tjera për ta vulosur fitoren.

Ishte sërish Lewandowski që shënoi golin e tretë, njëkohësisht të dytin personal me një goditje tejet të bukur me thembër ku askush nuk e priste duke e lënë të shtangur portierin (65').

Mysafirët pastaj provuan disa herë përmes kundërzbritjeve, mirëpo që katalunasit u mbrojtën shumë mirë dhe zëvendësimet e bëra ndikuan që të vazhdojnë me posedimin e lartë të topit.

Fitoren e Barcelonës e vulosi mbrojtësi i krahut Sergi Roberto në kohën shtesë (90+2'). Spanjolli shënoi në portën e zbrazur pas topit të kthyer nga gjuajtja e Lewandowskit, i cili goditi traversën.

Barcelona me këtë fitore ngritët në pozitën e dytë në tabelë me shtatë pikë të mbledhura, derisa Valladolid qëndron në pozitën e parafundit me vetëm një sosh.

Në xhiron e radhës, Barcelona do të ketë një sfidë tejet të vështirë në udhëtim te Sevilla, derisa Valladolid do ta pres Almerian.

Lajme të ngjashme