Barcelona shënon fitore bindëse kundër Sevillas, rrit ndjeshëm distancën me Real Madridin
Barcelona ka shënuar një fitore në stilin e kampiones, duke mposhtur 3:0 Sevillan. Skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez thelloi në +8 pikë distancën me Real Madridin, duke përforcuar gjithnjë e më shumë pozitën e parë.
Gabimin që bëri Real Madridi gjatë ditës duke u mposhtur 1:0 nga Mallorca e Muriqit, e shfrytëzoi mjaft mirë Barcelona gjatë mbrëmjes.
Skuadra katalonase dhuroi një paraqitje mjaft të mirë kundër Sevillas. E tillë ishte veçanërisht në pjesën e dytë, ku i dha epilog sfidës ndaj andaluzianëve.
Pikërisht tek në pjesë të dytë erdhi edhe goli i parë që zhbllokoi rezultatin e takimit. Në minutën e 58-të pas një seri kombinimesh të mira në zonë të rreptësisë, Kessia asistoi për Alba, ndërsa ky i fundit finalizoi bukur aksionin, duke shënuar për 1:0.
Dymbëdhjetë minuta më vonë Barcelona thelloi epërsinë. Kësaj radhe ishte beniamini i saj, Gavi, ai që arriti të ndodhej në vendin e duhur për të shënuar për 2:0, pasi u asistua nga Raphinha.
Në minutën e 79-të i erdhi rasti edhe sulmuesit brazilian që të shënonte gol. Alba pasoi mjaft mirë për të brenda zemrës të zonës së 16-metërshit. Rapinha nga një distancë e afërt me portën nuk gaboi duke shënuar për 3:0.
Me rezultatin 3:0 mbaroi edhe ky takim. Barcelona kështu u ngjit në kuotën e 53 pikëve në renditjen tabelore, duke fortifikuar edhe më tepër pozitën e parë.

Real Madridi tani është +8 pikë larg kreut të tabelës. Prandaj edhe kjo fitore e sotme e ekipit katalonas ishte mjaft me vlerë për ta arritur ambicien e saj kryesore sezonale, që është titulli kampion.
Përmbledhja e ndeshjes Barcelona - Sevilla:
