Barcelona rivalizon Real Madridin për Alexander-Arnoldin
Barcelona i është bashkuar garës me Real Madridin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli.
Yllit anglez i skadon kontrata më 2025 dhe deri më tani nuk ka pasur sinjale se mund ta rinovojë, duke lënë të hapur mundësinë për t’u larguar nga “Anfield” si agjent i lirë.
Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona është skuadra më e fundit e interesuar për Alexander-Arnold, i cili është duke u kërkuar që sa muaj edhe nga Real Madridi.
Të dy gjigantët spanjollë e pëlqejnë mënyrën ofansive të anglezit, ndërsa iu konvenon edhe fakti se mund të arrijë si agjent i lirë.
Liverpool në anën tjetër tashmë e ka në skuadër pasuesin, pra lojtarin e akademisë Conor Bradley, i cili ka mahnitur të gjithë sa herë që ka luajtur sezonin e kaluar.
Raporti shton se Real Madridi ka avantazhin edhe falë Jude Bellinghamit, i cili është mik me Arnoldin, ndërsa ka nisur punën si “agjent” për ta bindur të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
Përndryshe, Alexander-Arnold po pret për të parë Liverpoolin nën urdhrat e Arne Slot, e pastaj në muajt në vijim do të vendos përfundimisht për të ardhmen.