Barcelona refuzoi ofertën 100 milionëshe të Man Unitedit për Fatin
Manchester Unitedi kishte bërë një ofertë 100 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin Ansu Fati, por ishte Barcelona që e refuzoi.
Fati hyri në histori të La Liga-s se atë kohë duke u bërë golashënuesi më i ri në moshën 17-vjeçare, andaj edhe fitoi vëmendjen e gjigantit anglez.
“The Athletic” raporton se trajneri i atëkohshëm Ole Gunnar Solskjaer kishte treguar mospëlqim te bordi për të transferet e bëra, ku Barcelona refuzoi ofertën e 83.5 milionë funteve për Fatin.
Në rast që Barcelona do të jepte sinjale, qoftë të vogla, atëherë Unitedi do të ishte në gjendje ta rriste edhe më shumë këtë ofertë.
Sidoqoftë, Barcelona e bëri krejt të kundërtën, duke ia rinovuar kontratën dhe vendosur një klauzolë lirimi në vlerën e 500 milionë eurove.
Fati që atëherë s’i ka ecur mbarë te Barcelona, ku sezonin e kaluar u huazua te Brightoni ndërsa tani sapo është kthyer nga lëndimi dhe trajneri Hansi Flick do t’i jep një shans për ta dëshmuar vetën.
Unitedi gjithashtu nuk është që ka pasur fat në prurjen e sulmuesve të duhur, ngase në aspektin ofensiv vazhdon të dëshpërojë.
Mbetet të shihet nëse Fati do të arrijë ta zërë vendin titullar te Barcelona nën Flick, ngase është mundësia e fundit sepse nëse s’ia del atëherë do të shitet në verën e vitit 2025.