Barcelona po mendon t'i bashkohet një lige tjetër, shkaku i skandalit me gjyqtarë - NACIONALE

Barcelona po mendon t'i bashkohet një lige tjetër, shkaku i skandalit me gjyqtarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka pyetur klubin që të shikojnë mundësitë për tu larguar nga La Liga pas skandalit të rastit Negreira, për të zhvilluar ndeshjet në një ligë tjetër.

Katalunasit po konsiderojnë mundësinë për të luajtur në një ligë tjetër, në rast se ata pësojnë sanksione nga qeveria spanjolle apo UEFA, sipas gazetës spanjolle OnzeTV3. Në këtë periudhë, asnjë vendim nuk është marrë, por Laporta ka kërkuar një raport për opsionet e mundshme.

Laporta Tebas

Edhe pse bordi i Barcelonës është i bindur se nuk do të jepet asnjë dënim për rastin Negreira, do të ketë shumë mundësi që ata nuk do të jenë pjesë e garave evropiane sezonin e ardhshëm. Klubi është nën hetim për pagesën e ish-zëvendëspresidentit të gjyqtarëve me mbi 7 milionë euro nga viti 2001 deri në vitin 2018.

Barcelona nuk ka zgjedhur ndonjë ligë specifike sipas raportimeve. Megjithatë ka interesim në Lindjen e Mesme, e cila aktualisht është e mbushur me para për futbollin. Paris Saint-Germain luajti një miqësore kundër Riyadh All Stars në janar, duke parë Mbappe, Messin kundër skuadrës që përfshinte Cristiano Ronaldon.

Xavi Barcelona Rayo 2022-23

Rasti Negreira po vazhdon të hetohet. Edhe pse Barcelonës iu dha një nxitje kur një prokuror tha se ata nuk mund ta provojnë se pagesat e klubit ndikuan në vendimet e gjyqtarëve, Barcelona ende mund të ndëshkohet për një sërë shkeljesh administrative./Orselina Lazraj

Lajme të ngjashme