Barcelona pëson humbje nga Real Sociedadi
Barcelona ka pësuar humbje në shtëpi nga Real Sociedadi në ndeshjen e parë pasi u shpall kampion i La Ligas për edicionin 2022/23.
Katalunasit u mposhtën në “Camp Nou” me rezultat 1:2 nga Sociedadi, sfidë e vlefshme për xhiron e 35-të në La Liga.
Sociedad e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen duke kaluar në epërsi me anë të Mikel Merino, që shënoi brenda zonës pas një asistimi perfekt të Alexander Sorloth.
Barcelona provoi të kthehej në lojë me anë të Ousmane Dembeles, me francezin që tentoi disa herë nga afërsia por s’i konkretizojë.
Pjesa e dytë ishte tejet më e qetë me Barcelonën që mbante posedimin, por nuk arrinin të ndërtonin ndonjë aksion të rrezikshëm.
Kur askush nuk e priste, Sorloth mori një pasim të bukur pas një kundëraksioni duke vulosur fitoren me një goditje të saktë (72’).
E tëra që arritën të bënin vendasit ishte goli i nderit, i shënuar nga Robert Lewandowski pas një asistimi të Ferran Torresit.
Kësisoj, Barcelona pajtohet me në humbje por është lider me 85 pikë të mbledhura derisa Real Sociedadi renditet në pozitën e katërt me 65 sosh.
Barcelona në xhiron e radhës do të jetë nikoqir i Real Valladolidit, derisa Sociedadi e pret Almerian.