Barcelona përgatit një plan të ri për Joao Cancelon
Barcelona ka vendosur të mbetet e duruar për nënshkrimin e mundshëm me Joao Cancelon në këtë verë.
Cancelo kaloi një sezon të suksesshme te Barcelona në formë huazimi, mirëpo që katalunasit nuk arritën ta blejnë shkaku që skuadra angleze po kërkon një çmim të lartë për portugezin.
Sidoqoftë, Barcelona e ka bërë të qartë se dëshiron ta mbajë mbrojtësin e djathtë dhe do të “bëjnë lëvizje” në ditët e fundit të afatit veror, për ta marrë në formë huazimi me opsion blerje.
Sipas “Sport”, City është duke kërkuar 30 milionë euro dhe shitje të përhershme për Cancelon, vlerë të cilën katalunasit e shohin si shumë të lartë.
Kësisoj, Barcelona po shpreson ta detyrojë Man Cityn ta largojë portugezin në fundin e verës, meqenëse lojtari nuk pëlqehet nga Pep Guardiola.
Për ta bërë këtë marrëveshje realitet, gjiganti spanjoll ka kërkuar nga Cancelo të refuzojë ofertat milionëshe nga Arabia Saudite dhe t’i bëjë presion të vazhdueshëm kampionit të Anglisë.
Edhe në rast që dështon afrimi i Cancelos, Barcelona mbetet e qetë në këtë aspekt ngase ka Jules Kounde, si dhe Julian Araujo mund të luajë në atë pozitë.