Barcelona nis këndelljen financiare, nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Nike - NACIONALE

Barcelona nis këndelljen financiare, nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Nike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjiganti i LaLigës, Barcelona, ka nënshkruar marrëveshje shumëvjeçare me Nike, që pritet të ndihmojë në këndelljen financiare të klubit.

Barcelona nuk ka bërë të ditur asnjë shifër të marrëveshjes, por presidenti Laporte, kishte pretenduar se kjo marrëveshje do të jetë më fitimprurëse se çdo tjetër në futbollin botëror.

Siç raporton ESPN, klubi katalunas do të përfitojë rreth 100 milionë euro në vit, apo mbi 1.4 miliardë euro për 14 vite sa vlen marrëveshja, por që kjo shumë mund të ndryshojë, pasi ka bonuse të caktuara.

FBL-ESP-LIGA-BARCELONA-ESPANYOL

Shifrat për këto lloje marrëveshjesh nuk janë gjithmonë publike në futboll, por Manchester United u zotua për një partneritet 10-vjeçar me Adidas në 2023-ën, prej 1 miliardë funte.

Ndërkohë, Real Madrid raportohet se fiton rreth 120 milionë euro në vit nga marrëveshja e tyre me Adidas, edhe pse ajo u nënshkrua në vitin 2019.

“Barcelona dhe Nike, dy marka lider në industrinë e sportit, janë të kënaqur të shpallin një fillim të ri me një marrëveshje partneriteti shumëvjeçar, duke filluar nga ky sezon, që sjell një model të ri partneriteti strategjik bashkëpunues midis dy organizatave”, tha Barcelona një deklaratë.

“Ky partneritet i ri konsolidon Nike si partnerin kryesor të klubit dhe partnerin teknik zyrtar në të gjitha ekipet profesionale dhe amatore, duke sjellë një model unik që forcon shoqërimin e markave dhe nxit rritjen globale të shitjes me pakicë dhe licencimin e biznesit. Nike ka një rol kyç strategjik në operacionet e klubit me pakicë dhe së bashku me Barça Licensing & Merchandising do të bashkojnë forcat në zhvillimin e planeve specifike që lidhen me krijimin e produktit, zinxhirin e furnizimit dhe shpërndarjen globale."

Barça dhe Nike kanë punuar së bashku që nga viti 1998 dhe marrëveshja e re ndihmon në konsolidimin e financave të klubit ndërsa përpiqen të rikthehen brenda kufirit të tyre të shpenzimeve të vendosura në LaLiga.

Që nga shtatori, kufiri i tyre ishte vendosur në 426 milionë euro, me Laporta që së fundi tha se ata e tejkalonin atë kufi me rreth 60 milionë euro.

Marrëveshja e re me Nike do të ndihmojë në kapërcimin e këtij hendeku, edhe pse deri në çfarë mase nuk dihet, pasi Barça kërkon të kthehet në një pozicion ku ata mund të bëjnë nënshkrime më lirshëm pasi kanë pasur probleme me regjistrimin e lojtarëve në vitet e fundit.

Pavarësisht këtyre problemeve, klubi ka bërë një fillim inkurajues në sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Hansi Flick Barcelona 2024

Barça ka fituar 11 nga 12 ndeshjet e para të ligës dhe gjenden në krye të La Ligë, teksa ka fituar tre nga katër ndeshjet e saj në Ligë të Kampionëve.

Ata udhëtojnë drejt Real Sociedad për përballje në ligë të dielën, dhe pastaj do të kenë një pushim, pasi është koha e ndeshjeve të kombëtareve.

Lajme të ngjashme