Barcelona në “frymën e fundit” e mposht Las Palmas - NACIONALE

Barcelona në “frymën e fundit” e mposht Las Palmas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka shënuar një fitore të vonshme në udhëtim te Las Palmas, në kuadër të xhiros së 19-të në La Liga.

Katalunasit dominuan në posedim por që arkëtuan pikët e plota vetëm në minutat shtesë, me rezultat të ngushtë 1:2.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Munir El Haddadi që mori një pasim nga afërsia dhe realizoi lehtësisht nga afërsia (12’).

Barcelona bëri një paraqitje shumë të zbehët në këtë pjesë duke mos krijuar ndonjë rast të rrezikshëm, por në 45-minutëshin e dytë arritën ta përmbysin.

Ishte Ferran Torres që përfitoi nga një top i kthyer duke realizuar nga afërsia për ta barazuar rezultatin (56’).

Ndërsa, në kohën shtesë ishte Sinkgraven bëri një ndërhyrje të rëndë brenda zonës me gjyqtarin që akordoi penallti, nga aty ishte i pagabueshëm ishte mesfushori Ilkay Gundogan (90+3’).

Barcelona kishte edhe një rast për të shënuar golin e tretë përmes transferimit më të fundit Victor Roque, por që dështoi keq nga afërsia.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitët në pozitën e tretë në la Liga me 41 pikë derisa Las Palmas zë vendin e 10-të me 25 sosh.

Lajme të ngjashme