Barcelona mund ta emërojë pasuesin e Xavit pas El Clasicos
Barcelona është duke u përgatitur për jetën pa Xavi Hernandez dhe mund ta zbulojnë planin menjëherë pas “El Clasicos” që zhvillohet të dielën.
Gjiganti katalunas u eliminua nga Liga e Kampionëve duke pësuar humbje nga Paris Saint-Germain me rezultat 1:4.
Barcelona kishte shpresë t’ia ndryshonte mendjen Xavit për të rinovuar edhe për një vit, por tani duket se gjithçka ka ndryshuar.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Barcelona pritet edhe më herët ta konfirmojë pasuesin e Xavit, atë mund të ketë ndoshta edhe shkarkim në rast që humbin në vikend kundër Real Madridit.
Presidenti Joan Laporta e kishte bërë prioritet rinovimin e Xavit, por me humbjen në Ligën e Kampionëve – nuk do të tentojë më t’ia ndryshojë mendjen dhe pritet ta finalizojë marrëveshjen me ish mbrojtësin, momentalisht trajneri i skuadrës B, Rafael Marquez.
Marquez ka gjasa ta marrë drejtimin qysh këtë sezon nëse Xavi vendos të largohet nga Barcelona pas “El Clasicos”, pavarësisht që në listën e katalunasve janë edhe disa emra tjerë.
Barcelona në listë ka pasur edhe emra si Thomas Tuchel, Hansi Flick, Roberto de Zerbi dhe Mikel Arteta, por duket se preferojnë dikë që e njeh akademinë e klubit.
Marquez e njeh mirë klubin, pra dikur si lojtar e tani edhe trajner i skuadrës B, ndërsa edhe ka lidhje të fortë me lojtarët e rinj që janë promovuar në ekipin e parë këto vitet e fundit, ku disa janë edhe titullar të padiskutueshëm.