Barcelona merr vendim për Ansu Fatin - NACIONALE

Barcelona merr vendim për Ansu Fatin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Ansu Fati është larguar nga “lista e shitjeve” të Barcelonës, me trajnerin Hansi Flick që do t’i besojë për sezonin 2024/25.

Fati nënshkroi kontratën e parë profesionale në vitin 2019 dhe pavarësisht që impresionoi në fillim, zhgënjeu pastaj – e si pasojë Barcelona e huazoi te Brightoni.

Barcelona që atëherë e kishte vendosur në shitje 21-vjeçarin, mirëpo me ardhjen e teknikut gjerman situata duket se ka ndryshuar.

Sidoqoftë, “Mundo Deportivo” sugjeron se Fati nuk do të shitet ose edhe të dërgohet në huazim, ngase Flick e do në skuadër njësoi si drejtori sportiv Deco që kanë vendosur t’i japin edhe një tjetër shans për të dëshmuar se mund ta mbajë fanellën me numër 10.

Barcelona ka krijuar një “formacion ëndrrave” që synon ta ndihmojë Fatin si dhe disa yje të rinj që po hasin probleme fizike dhe të rigjejnë formën.

Flick synon t’i përforcojë edhe më shumë yjet e rinj, ku pret shumë më shumë nga lojtarët si Lamine Yamal, Pedri dhe Gavi.

Barcelona sezonin e kaluar nën urdhrat e Xavit e mbylli pa trofe, ndërsa vitin tjetër synon t’i nxjerrin probleme Real Madridit, që është fokusuar dukshëm vitin e kaluar, si dhe këtë verë u përforcua me Kylian Mbappen.

Lajme të ngjashme