Barcelona merr lajmin e rëndë, përfundon sezoni për Gavin - NACIONALE

Barcelona merr lajmin e rëndë, përfundon sezoni për Gavin

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Barcelonës Gavi ka humbur sezonin dhe pritet të mungojë edhe në Kampionatin Evropian “Euro 2024” pas lëndimit që pësoi ndaj Gjeorgjisë.

Talenti ishte titullar ndaj Gjeorgjisë dhe pësoi një lëndim të rëndë, duke u larguar mes lotëve nga fusha.

Pas testimeve të bëra të hënën në mëngjes, ka rezultuar që Gavi ka këputur ligamentin kryesor të gjurit dhe si pasojë do të jetë jashtë fushës për shtatë deri në nëntë muaj.

Kësisoj, gazetari italian Fabrizio Romano shkruan se edhe mundësia që të jetë në “Euro 2024” është tani minimale.

Gavi këputi ligamentin e gjurit derisa edhe minusi i gjurit gjithashtu është prekur”.

Ai do të jetë jashtë për shtatë deri në nëntë muaj, sezoni ka përfunduar, gjë që konfirmuan testimet”, shkroi ai.

Mediat spanjolle e kishin kritikuar përzgjedhësin e Spanjës që e vendoste yllin katalunas gjithmonë nga minuta e parë, duke mos e zëvendësuar por ky i fundit një ditë para ndeshjes deklaroi “Lojtarët e mirë luajnë gjithmonë”.

Tani, Spanja duhet të shpresojë te lojtari tjetër i Barcelonës Pedri që momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi.

Lajme të ngjashme