Barcelona me shumë vështirësi fiton ndaj Athletic Bilbaos
Barcelona ka arritur edhe te fitorja e dytë në La Liga në aq ndeshje të zhvilluara, kësaj radhe duke fituar në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2:1, shifra me të cilat fitoi edhe ndaj Valencias në ndeshjen hapëse.
Skuadra e Hansi Flick ishte larg më e mirë në fushë në çdo aspekt, por fitoren e siguruan vetëm 15 minuta para fundit, pasi vuajtën në konkretizim të rasteve.
17-vjeçari fantastik, Lamine Yamal, shënoi gol të jashtëzakonshëm në minutën e 24-të, për t'ia dhuruar epërsinë Barcelonës.
🚨🇪🇸 GOAL | Barcelona 1-0 Athletic Club | Lamine Yamal
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 24, 2024
WHAT A FANTASTIC GOAL FROM LAMINE YAMAL !!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/mV1lI7YAFu
Bilbao u kthye në lojë në minutën e 42-të, kur Sancet shënoi nga pika e bardhë, dhe me rezultatin 1:1 u mbyll pjesa e parë e takimit.
🚨🇪🇸 GOAL | Barcelona 1-1 Athletic Club | Sancet
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 24, 2024
SANCET DRAWS LEVEL FROM THE SPOT!pic.twitter.com/h17eh0AXcb
Kur kishin mbetur edhe 15 minuta deri në përfundim të ndeshjes, katalunasit dolën në sulm me anë të Pedrit, i cili tentoi harkimin në zonë, por portieri Padilla e devijoi e Robert Lewandowski me shumë lehtësi e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2:1.
🚨🇪🇸 GOAL | Barcelona 2-1 Athletic Club | Lewandowski
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 24, 2024
LEWANDOWSKI HAS GIVEN BARCELONA THE LEAD!pic.twitter.com/qw0nrv2xf6
Deri në fund, Barcelona arriti ta mbante kontrollin e ndeshjes, duke ruajtur rezultatin, për t'iu gëzuar tre pikëve të radhës në La Liga.