Barcelona kontakton Mikel Artetan - NACIONALE

Barcelona kontakton Mikel Artetan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ende s’është dorëzuar në shpresat për ta marrë trajnerin Mikel Arteta dhe tashmë kanë kontaktuar përfaqësuesit e trajnerit të Arsenalit.

Klubi katalunas është në kërkim të një trajneri që do ta zëvendësojë Xavi Hernandezin, që do të largohet në fundin e sezonit.

Arteta u vlerësua si favoriti pavarësisht që ky i fundit i kishte mohuar raportimet. Megjithatë, “Relevo” tani raporton se presidenti Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco vazhdojnë ta vëzhgojnë situatën e teknikut spanjoll.

Bordi i Barcelonës është impresionuar nga puna fantastike që ka bërë Arteta te Arsenali dhe e shohin si adekuati për ta ndihmuar këtë skuadër të re të Barcelonës.

Arteta gjithashtu ka luajtur në akademinë dhe ekipin B të Barcelonës dhe thuhet se nuk do ta refuzonte shansin për ta drejtuar klubin e ëndrrave.

Megjithatë, raporti shton se Barcelona është në dijeni se situata është shumë e komplikuar por jo e pamundur, pasi Arteta ka edhe një vit në kontratë.

Një marrëveshje mund të arrihej vetëm nëse Arteta kërkon të largohet nga Arsenali, shkaku që Barcelona nuk është në gjendje të paguajë ndonjë kompensim të madah shkaku i situatës financiare.

Në listën e Barcelonës ndodhen edhe Roberto de Zerbi i Brightonit, Thomas Tuchel i Bayernit si dhe Hansi Flick.

Lajme të ngjashme