Barcelona ia shënon dy gola të shpejtë Napolit - NACIONALE

Barcelona ia shënon dy gola të shpejtë Napolit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka shënuar dy gola në derbin ndaj Napolit, në kuadër të ndeshjes kthyese për 1/16 e finales të Ligës së Kampionëve.

Ishte talenti Fermin Lopez që shënoi nga afërsia pas një aksioni të mrekullueshëm për t'i dhënë epërsinë.

Raphinha asistoi për mrekulli te Lopez, që nuk e kishte problem të shënonte nga afërsia (15’).

E vetëm dy minuta më vonë Joao Cancelo dyfishoi epërsinë, duke realizuar pas një topi të kthyer nga goditja e Raphinhas (17').

Lajme të ngjashme