Barcelona ia ofron dy qendërmbrojtës Juventusit
Barcelona është duke punuar me intensitet të lartë për të larguar futbollistë nga skuadra, në mënyrë që të zbresin pagat.
Pasi “heqen qafe” Samuel Umtiti, Barcelona është fokusuar në shitjen e Clement Lenglet, i cili është rikthyer pasi kaloi një edicion në formë huazimi te Tottenham.
Sipas “Sport”, gjithçka sugjeron se do të rikthehet sërish te Spurs këtë herë në blerje të përhershme, por që marrëveshja nuk është në nxitim që të kompletohet.
Por, Barcelona është duke u përgatitur edhe për rastin më të keq, pasi po shikon alternativa dhe sipas “SportItalia”, lojtarin ia kanë ofruar Juventusit disa ditë më parë.
Klubi nga Torino është i interesuar për një qendërmbrojtës që ta zëvendësojë Leonardo Bonuccin dhe katalunasit i kanë propozuar dy emra, Eric Garcian dhe Lengletin.
🚨🗣️ Two #Barcelona players - Eric #Garcia and Clément #Lenglet - were proposed to #Juventus in these last weeks.
— Rudy Galetti (@RudyGaletti) July 8, 2023
📋 The ⚪⚫ are working to sign a new centre-back: many names - #Laporte included as told yesterday - in the list of the 🇮🇹 club. 🐓⚽ #Transfers pic.twitter.com/jRnsVfC3sc
Të dy mbrojtësit pritet të shiten në verë, andaj “Bianconerët” kanë mundësinë që ta kompletojnë marrëveshjen brenda disa ditëve.
Sa i përket Garcias, ai kërkohet edhe në La Liga, me skuadrën e Real Betisit që është duke tentuar ta mbyllë marrëveshjen.
Garcia erdhi me shumë bujë te Barcelona pasi refuzoi rinovimin me Manchester Cityn, mirëpo asgjë s’ka ecur sipas planit pasi Xavi Hernandez preferonte në mbrojtje Ronald Araujon dhe Andreas Christensenin.