Barcelona i ofron kontratë pesëvjeçare Ousmane Dembeles
Barcelona thuhet se i ka ofruar sulmuesit Ousmane Dembele një kontratë të re që vlen deri në verën e vitit 2028.
Kontrata momentale e francezit skadon në qershorin e vitit 2024 dhe tani është bërë një kohë që ka spekulime që e lidhin me largimin nga "Camp Nou".
Dembele nënshkroi kontratën e fundit verën e kaluar dy javë pa u shpallur agjent i lirë, por që vlen vetëm për dy vite shkaku i gjendjes financiare të klubit.
Thuhet se ka një klauzolë lirimi që vlen 50 milionë euro në qershor dhe klubet si Chelsea, Man United dhe PSG janë të hapura që ta aktivizojnë pasi e duan francezin.
Mirëpo, siç raporton gazetari Luis Rojo, Barcelona pritet t'i jep fund spekulimeve mbi të ardhmen pasi i kanë ofruar kontratë të re pesëvjeçare.
Deri më tani francezi nuk ka kthyer ndonjë përgjigje, pavarësisht që thuhet se është tejet i lumtur te Barcelona, sidomos nën urdhrat e Xavi Hernandezit
Dembele pas disa muajve jashtë fushës u rikthye në fitoren 4:0 ndaj Real Betisit dhe atë 1:0 ndaj Osasunas, në të dy ndeshjet ku hyri si inkuadrues.
Francezi impresionoi të gjithë nën urdhrat e Xavit gjatë pjesës së parë të edicionit, dhe ka shënuar tetë gola plus shtatë asistime në 30 paraqitje për klubin.
Barcelona pritet të jetë aktive në afatin e verës pavarësisht gjendjes financiare dhe lajmi i mirë është që do të arrijë një mesfushor pasi Sergio Busquest zyrtarizoi largimin kur kontrata t'i skadojë.
Raphinha gjithashtu mund të largohet meqenëse kërkohet nga disa klube angleze si dhe s'është i kënaqur me minutazhën te katalunasit.