Barcelona i kërkon Xavi Hernandezit të rinovojë kontratën
Presidenti i Barcelonës Joan Laporta i ka kërkuar trajnerit Xavi Hernandez të konsiderojë vendimin për t’u larguar dhe të qëndrojë së paku edhe një sezon.
Xavi njoftoi se do të largohet nga Barcelona në fundin e sezonit, shkaku i presionit të vazhdueshëm që është duke iu bërë.
Megjithatë, “Sport” raporton se presidenti Joan Laporta i ka kërkuar Xavit që të qëndrojë edhe për një tjetër sezon.
Tani vendimi do t’i mbetet teknikut katalunas dhe në rast që ndryshon mendje atëherë do t’i ketë të gjitha “duart e hapura” për të vazhduar punën në “Cmp Nou”.
Raporti shton se Barcelona është e lumtur me punën e Xavit në aspektin sportiv, derisa edhe dhoma e zhveshjes është gjithmonë besnike ndaj tij, me lojtarët që i qëndrojnë prapa.
Ndër të tjera, Xavi e njeh mirë klubin dhe është në dijeni të vështirësive që Barcelona po kalon në aspektin financiar.
Gjithashtu vlen të ceket, se Barcelona nuk po e sheh të lehtë opsionin për ta zëvendësuar shkaku i vështirësive për ta gjetur trajnerin e duhur, meqenëse emrat si Jurgen Klopp, Hansi Flick apo Thomas Tuchel janë të shtrenjtë si dhe duan investime brenda skuadrës, gjë që klubi s’mund t’ua premtojë.
Barcelona renditet në pozitën e tretë në La Liga, duke qenë tetë pikë prapa Real Madridit, kurse në mesjavën tjetër do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese ndaj Napolit.