Barcelona i bën ofertë Juventusit për Chiesan - NACIONALE

Barcelona i bën ofertë Juventusit për Chiesan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Raportohet se Barcelona e ka bërë ofertën e parë në drejtim të Juventusit, me katalunasit që janë të gatshëm të paguajnë 9 milionë euro + 4 milionë të tjera si bonuse për Federico Chiesan.

Kuptohet se gjiganti spanjoll tashmë ka një marrëveshje personale me futbollistin italian dhe ka mbetur vetëm klubet të pajtohen me kushtet e transferimit.

Kontrata e tij me Zonjën e Vjetër shkon vetëm deri në fund të sezonit aktual, kështu që ai është lënë jashtë skuadrës nga trajneri i ri Thiago Motta dhe nuk është pjesë e planeve të tyre.

Pas lidhjeve me klubet duke përfshirë Romën, Napolin, Milanin dhe Interin, Chiesa ra dakord për kushtet personale me Barcelonën për një kontratë trevjeçare, raportohet se me një ulje page në vetëm 4.5 milionë euro në sezon.

Ata ende duhet të arrijnë një marrëveshje me Juventusin për tarifën e transferimit dhe gazeta spanjolle Diario Sport pretendon se oferta hapëse është 9 milionë euro pëus 4 milionë euro të tjera shtesë.

Edhe pse është e mundur që Juve mund të pranojë më pak se 15 milionë euro, dhe për këtë arsye të bëjë një humbje neto me blerjen prej 60 milionë eurosh nga Fiorentina, ata do të vazhdojnë të duan që të kërkojnë më shumë se 9 milionë euro.

Barcelona ishte në gjendje të bënte ofertën e parë sot sepse ata kanë rënë dakord për shitjen e mbrojtësit Mikayil Faye te Rennes për 12 milionë euro.

Ilkay Gundogan po transferohet te Manchester City dhe Vitor Roque si huazim te Real Betis.

Lajme të ngjashme