Barcelona fiton në udhëtim kundër Betisit, rritet ndjeshëm distancën me Real Madridin për titull - NACIONALE

Barcelona fiton në udhëtim kundër Betisit, rritet ndjeshëm distancën me Real Madridin për titull

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka shënuar fitore 2:1 kundër Betisit në udhëtim. Falë kësaj fitore skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez rriti të paktën përkohësisht në +8 pikë distancën me Real Madridin në garën për titull.

Një fitore mjaft me vlerë ka arritur ta arkëtojë Barcelona në mbrëmjen e sotme, në një terren aspak të lehtë çfarë është ai në Andaluzi kundër Betisit.

Pjesa e parë ishte shterpe në përgjithësi, edhe pse mbizotërimi ishte në të mirë të ekipit “Blaugrana”, ashtu edhe siç ishte e pritshme.

Në këtë sfidë trajneri Xavi mundi të llogaritë edhe tek ylli kryesor i ekipit, gjegjësisht Robert Lewandowski. Pas tre ndeshje pezullim, ai u rikthye të jetë në dispozicion të ekipit.

Gjithsesi, dallimi u bë në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Raphinha ai që shënoi për 0:1 në minutën e 65-të. Sulmuesi brazilian u gjend në momentin dhe vendin e duhur, duke shtyrë topin në rrjetë.

Pas një çerek lojë epërsinë e dyfishoi Lewandowski. Me një nuhatje prej golashënuesit të vërtetë ai goditi bukur brenda zonës së rreptësisë dhe shënoi për 0:2.

Në minutën e 85-të Betis dha ndjesinë se e rihapi ndeshjen, pasi Kounde shënoi autogol. Mbrojtësi francez u tregua vërtet i pafat në këtë rast.

Gjithsesi, deri në përfundim të takimit katalonasit arritën që ta administrojnë këtë fitore, duke u ngjitur tashmë në kuotën e 50 pikëve si liderë të tabelës. Distanca me Real Madridin është rritur në +8 pikë.

Përmbledhja e ndeshjes Betis - Barcelona:

Lajme të ngjashme