Barcelona fiton bindshëm ndaj Getafes, afrohet në pesë pikë me liderin Real Madrid - NACIONALE

Barcelona fiton bindshëm ndaj Getafes, afrohet në pesë pikë me liderin Real Madrid

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga, tani duke mposhtur Getafen bindshëm me rezultat 4:0 në Estadio Olimpico Lluis Companys, kështu për t'u afruar në pesë pikë me liderin Real Madrid dhe duke rrëmbyer vendin e dytë Gironës, ndonëse dy skuadrat e përmendura më lartë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Katalunasit kanë pasur një ecuri të suksesshme kohët e fundit, duke arritur tre fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit të La Ligës, teksa tani është në seri të dy fitoreve radhazi.

Serinë e golave e hapi braziliani Raphinha me golin e shënuar në minutën e 20-të, që ishte i vetmi i shënuar në pjesën e parë.

Tetë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Joao Felix, dyfishoi epërsinë, i asistuar nga Christensen.

Frenkie de Jong hyri në listën e realizatorëve, pasi shënoi për 3:0 në minutën e 61-të, me Raphinhan që ishte në rolin e asistuesit.

Golin për rezultatin përfundimtar 4:0 e shënoi Fermin Lopez në minutat shtesë të takimit.

Barcelona tani ka 57 pikë në vendin e dytë, pesë më pak se Real Madridi i vendit të parë, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme