Barcelona e vështron me kujdes talentin 17-vjeçar të River Plates
Kampioni në fuqi i La Ligës, Barcelona, është e interesuar për mesfushorin e talentuar 17-vjeçar të River Plates, Claudio Echeverri, por mund të përballet me konkurrencë të madhe nga disa klube të mëdha evropiane, siç ka mësuar ESPN.
Burimet shtuan se Echeverri, 17 vjeç, është gjithashtu në shënjestër nga Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint-Germainit edhe pse ai ka shprehur më parë dëshirën për t'iu bashkuar Barçës.

"Ashtu si në River, do të doja të luaja për Barçën," tha ai para Kupës së Botës U-17 në nëntor. "Unë jam një tifoz i madh i [Lionel] Messi dhe e pashë atë duke luajtur atje, kështu që ata janë një ekip që e kam ndjekur që kur isha shumë i ri."
Ndërkohë, trajneri i Barçës, Xavi Hernández tha të premten se mesfushori me tipare sulmuese është në radarin e tij.
"Djali është talent," tha Xavi në një konferencë për shtyp. "Përtej het-trikut që shënoi kundër Brazil [në Kupën e Botës U17], ai është një lojtar që bënë diferencën, por është diçka për departamentin e skautizmit [për t'u marrë me të]."

Klauzola e lirimit të Echeverrit në River është rreth 25 milionë euro (27.3 milionë dollarë), megjithëse synimi i Barçës është të negociojë pagimin e tarifës në këste të ndryshme për shkak të situatës së tyre delikate financiare.