Barcelona e vendos në shitje yllin e skuadrës
Barcelona thuhet se është gati për ta shitur qendërmbrojtësin Andreas Christensen në vitin 2025 si dëshirë për t’i rritur fundet.
Christensen që iu bashkua katalunasve nga Chelsea në vitin 2022, aktualisht nuk është i regjistruar në ekipin e parë shkaku i një lëndimi që i ka bërë ta humbë pjesën të parë të sezonit.
Gjatë kësaj periudhe, Pau Carbesi dhe Inigo Martinez kanë qenë të preferuarit e Hansi Flick, ndërsa edhe Ronald Araujo pritet të ketë rol të madh sapo të kthehet nga lëndimi.
Sipas “Relevo”, Christensen nuk ka më vend te Barcelona prandaj bordi po pret oferta qysh ën afatin e janarit, me shpresën për ta shitur dhe rritur fundet ngase atëherë edhe e lënë prapa lëndimin.
Në rast që vjen oferta e duhur, Barcelona do t’ia hapë menjëherë derën, pa e harruar faktin se kontrata lojtarit i skadon më 2026 ndërsa një rinovim i mundshëm më nuk është opsion.
Barcelona beson se në mbrojtje janë mjaftueshëm të fortë duke marrë parasysh se aty nëse nevojitet mund të luajnë edhe Eric Garcia e Jules Kounde, kurse po e konsiderojnë edhe transferimin e mundshëm ët Jonathan Tah.
Sa i përket Tah, Barcelona është ndër kandidatët kryesorë për të nënshkruar me gjermanin pranë Bayern Munichut.