Barcelona e vendos në shitje Ilkay Gundoganin - NACIONALE

Barcelona e vendos në shitje Ilkay Gundoganin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona është duke konsideruar shitjen befasuese të mesfushorit Ilkay Gundogan, në betejën për t’i rritur fundet këtë afat veror.

Skuadra katalunase është duke tentuar të përforcohet me disa yje për të garuar me Real Madridin, ndërsa tani kanë vendosur turku-gjermanin në shitje.

“Sport” raporton se ky vendim për shitjen e Gundoganit erdhi si pasojë e lëndimeve të Ronald Araujos, Frenkie de Jongut dhe Ansu Fatit, lojtarë për të cilët dera ka qenë e hapur që nga fillimi i qershorit.

Gundogan nënshkroi kontratë dyvjeçare me opsion për një tjetër vetëm verën e kaluar, mirëpo ka raportime që pëlqehet shumë në ligën e Katarit si dhe Arabinë Saudite.

Megjithatë, Barcelona s’do ta ketë të lehtë ta bind gjermanin të largohet pas vetëm një viti sidomos pasi punësuan Hansi Flick, i cili ka punuar me Gundoganin sa ishte përzgjedhës i Gjermanisë.

33-vjeçari ishte ndër lojtarët më të mirë të Barcelonës në sezonin e kaluar zhgënjyes nën urdhrat e Xavi Hernandezit, duke kontribuar me 13 asistime në La Liga si dhe Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme