Barcelona e “shpartallon” Sevillan - NACIONALE

Barcelona e “shpartallon” Sevillan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Sevillas.

Katalunasit vazhduan si lider në kampionatin spanjoll falë triumfit 5:1 midis “Camp Nou”.

Robert Lewandowski kaloi Barcelonën në epërsi duke shënuar nga pika e bardhë (24’), ndërsa katër minuta më vonë Pedri e dyfishoi epërsinë (28’).

Polaku vazhdoi me formën fantastike duke shënuar edhe golin e dytë personal pas asistimit të Raphinhas (39’).

Barcelona ishte shumë herë më e mirë edhe në pjesën e dytë, ku Pablo Torre befasoi të gjithë duke shënuar edhe dy gola për ta vulosur fitoren (82’, 88’).

E tëra që bëri Sevilla ishte goli i nderit i realizuar nga Idumbo (87’).

Barcelona pas kësaj fitore mbledh 27 pikë në La Liga, ndërsa Sevilla bie në pozitën e 13-të me 12 sosh.

Në xhiron e radhës, katalunasit i pret sfida më e vështirë në “epokën Flick” meqenëse do të përballen me Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të ngjashme