Barcelona e “shkel” ekipin serb, Atletico me përmbysje mposht PSG-në
Barcelona ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te ekipi famëkeq serb Crvena Zvezda, derisa Atletico Madrid ka fituar me rikthim kundër PSG-së.
Katalunasit po vazhdojnë shkëlqimin nën urdhrat e Hansi Flick, ndërsa triumfuan me rezultat 2:5.
Inigo Martinez realizoi pas harkimit të Raphinhas për t’i dhënë epërsinë Barcelonës (13’).
Vendasit u kundërpërgjigjen përmes Silas që shënoi një gol të bukur (27’).
Sidoqoftë, Robert Leëandoëski u përkujdes për ta rikthyer epërsinë e Barcelonës pas një tjetër asistimi të Raphinhas (43’).
Polaku pastaj e realizoi edhe golin e tretë (53’), kurse dy minuta më vonë Raphinha shënoi nga distanca për ta dërguar rezultatin në 1:4 (55’).
Fitoren e thellë të Barcelonës më pas e vulosi Fermin Lopez pas asistimit të Koundes (76’). Për francezin, ishte asistimi i tretë në këtë përballje.
Barcelona shkon në kuotën e nëntë pikëve ndërsa Zvezda qëndron në vendin e parafundit pa pikë.
Ndërkohë, Atletico Madrid ka fituar në derbin ndaj PSG-së falë një goli të vonshëm, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:2.
Warren Zaire-Emery me një gol nga afërsia e kaloi PSG-në në epërsi pas asistimit të Ousmane Dembeles (14’).
Mirëpo, Atletico e barazoi shpejtë përmes Molinas, që përfitoi nga një top i kthyer për ta mposhtur Donnarumman (18’).
Dy skuadrat kishin disa raste shënimi, me mysafirët që iu gëzuan fitores falë Angel Correas, i cili realizoi në minutën e fundit pas asistimit të Antoine Griezmann (90+3').
Atletico Madrid tani ka gjashtë pikë ndërsa PSG mbetet me katër sosh.