Barcelona e mposht Tottenhamin dhe fiton trofeun "Joan Gamper" - NACIONALE

Barcelona e mposht Tottenhamin dhe fiton trofeun "Joan Gamper"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka shënuar fitore në miqësoren ndaj Tottenhamit.

Katalunasit dominuan plotësisht duke fituar me rezultat 4:2, për trofeun “Joan Gamper”.

Robert Lewandowski i dha epërsinë Barcelonës pas vetëm tre minutave lojë me një goditje vollej pas një harkimi të Raphinhas.

Mirëpo, Spurs u këndellen me një gol nga Oliver Skipp që realizoi pas një topi të kthyer (24’).

Pas kësaj, Tottenham arriti edhe ta përmbysë epërsinë me një tjetër gol të Skipp – që u asistua nga Ivan Perisic (36’).

Sidoqoftë, Barcelona nuk u dorëzua duke shënuar tre herë në 10 minutat e fundit për ta fituar ndeshjen.

Fillimisht barazuan rezultatin me anë të Ferran Torres që u asistua nga talenti Yamal (81’).

Ndërsa, sulmuesi Ansu Fati me një dygolësh brenda tre minutave vulosi fitoren prej 4:2 (90’, 90+3’).

Për Barcelonën kjo ishte miqësorja e fundit pasi në vikend do ta nis sezonin në La Liga.

Katalunasit kanë objektiv ta mbrojnë titullin kampion, derisa të provojnë të fitojnë edhe Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme