Barcelona e gjen zëvendësuesin e Gavit, e do Rabiot dhe Verrattin - NACIONALE

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Gavit, e do Rabiot dhe Verrattin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona e ka bërë prioritet transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot dhe Marco Verratti për ta zëvendësuar Gavin, që do të mungojë deri në fundin e sezonit.

Spanjolli pësoi një lëndim në gju duke këputur ligamentin, ku si pasojë edhe do ta humbasë Kampionatin Evropian të ardhshëm.

“Sport” raporton se Rabiot dhe Verratti janë prioritetet e Xavi Hernandez për ta zëvendësuar 19-vjeçarin muajin e ardhshëm.

Kontrata e Rabiot skadon në qershorin e vitit 2024 por “Bianconerët” duan ta bindin për rinovimin e kontratës. Kësisoj, francezi mund të largohet vetëm nëse i bën presion klubit italian.

Në anën tjetër, Verratti iu bashkua skuadrës arabe Al-Aarabi për 45 milionë euro në shtator, mirëpo Barcelona nuk mund ta paguajë këtë çmim prandaj vetëm mund ta huazojë.

Verratti nënshkroi kontratë deri në vitin 2025, por Barcelona duhet të shpresojë që Al-Arabi të lejojë italian të huazohet për gjashtë muaj, edhe pse ish ylli i PSG-së do të duhej të nënshkruante për një tjetër vit me arabët.

Barcelona ka nevojë me patjetër që të gjejë një alternativë për Gavin me presidentin Joan Laporta që ka konfirmuar se duan përforcime, por vetëm në formë huazimi.

Lajme të ngjashme