Barcelona e gjen tek Chelsea zëvendësuesin e Sergio Busquetsit - NACIONALE

Barcelona e gjen tek Chelsea zëvendësuesin e Sergio Busquetsit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona është duke e shikuar talentin e Chelseas Andrey Santos si një opsion afatgjatë për ta zëvendësuar Sergio Busquetsin.

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez si dhe drejtori sportiv Deco kanë shprehur interesim për ta realizuar një marrëveshje dhe përfaqësuesit e të dy klubeve janë duke diskutuar këtë ide.

Santos tani ka nisur stërvitjet te skuadra e Mauricio Pochettinos pasi rregulloi problemet që i vonuan nisjen e karrierës në “Stamford Bridge” pas transferimit 18 milionësh nga Vaso de Gama në janar.

Sidoqoftë, Chelsea mund të jetë i hapur edhe për ndonjë shitje shkaku që duhet të kujdesen nga ana financiare, pavarësisht që kanë larguar Mateo Kovacicin, Mason Mountin dhe N’Golo Kanten.

Barcelona në anën tjetër është duke shikuar të gjitha opsionet e mundshme për ta zëvendësuar Busquetsin, i cili iu bashkua Inter Miamit.

Që kur kaloi te Chelseas, Santos veçse nisi të fitojë besimin duke marrë ftesë nga Brazili, si dhe luajti për grupmoshat U20 në Kupën e Botës, ku pësuan humbje nga Izraeli në çerekfinale.

Mesfushori bëri debutimin te Brazili duke hyrë si zëvendësues në humbjen miqësore 2:1 nga Maroku në muajin mars.

Duke komentuar atë paraqitje, ai tha: “Është eksperiencë e pabesueshme. Ëndërr e bërë realitet, jam vërtet i lumtur”.

Ndihem si në shtëpi, më mikpriten mirë. Duke qenë pranë Casemiros, që është idhull është ëndërr për mua. Jam duke jetuar ëndrrën dhe po më ndihmon shumë”.

Lajme të ngjashme