Barcelona do të denoncohet nga Zyra e Prokurorit të Spanjës për korrupsion - NACIONALE

Barcelona do të denoncohet nga Zyra e Prokurorit të Spanjës për korrupsion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyra e Prokurorit Publik të Spanjës do ta denoncojë Barcelonën për ‘korrupsion të vazhdueshëm’, për raportimet se kishte paguar mbi 1,6 milionë euro në llogarinë e zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve përgjatë viteve 2016 dhe 2018.

Për herë të parë u raportua më 16 shkurt se klubi katalanas kishte bërë pagesa me vlerë mbi 1.6 milionë euro për ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira, mes viteve 2016 dhe 2018. Informacionet e fundit nga El Pais kanë zbuluar se Barcelona do të denoncohet si person juridik për pagesat në këtë periudhë dy vjeçare, pavarësisht se është zbuluar se ka paguar rreth 7 milionë euro tek i njëjti person midis vitit 2001 dhe korrikut 2018.

Camp Nou Barcelona

Gjetjet kanë dalë në dritë pas hetimeve për tërheqjet e parave të bëra nga Negreira nga banka të ndryshme. Mendohet se ish-gjyqtari i ka marrë këto para në këmbim të konsultimeve verbale, vërtetësia e të cilave tashmë vihet në pikëpyetje nga Zyra e Prokurorit.

Ndërsa po hetohej për parregullsitë tatimore të kryera nga kompania e tij, Dasnil, Negreira i tha Prokurorisë se Barcelona e kishte paguar atë për gjyqtarë "neutralë" dhe "të sigurohej që të mos merreshin vendime kundër tyre" gjatë ndeshjeve.

Laporta Real Madrid

Megjithatë, klubi katalanas ka mohuar akuza të tilla, ndërsa Negreira ka refuzuar të dëshmojë ato pretendime në gjykatë. CTA, nga ana e saj, e cila është organi drejtues i shoqatës së gjyqtarëve të Spanjës, nuk mund të vendosë se kush do të gjykojë çdo ndeshje, megjithëse ka fuqinë të vendosë për promovimin ose rënien individuale të secilit zyrtar.

Sipas El Pais , Barcelona do të denoncohet për “krim dhe korrupsion në biznes”. Një pjesë e atij neni ligjor i referohet "menaxherëve, administratorëve, punonjësve ose bashkëpunëtorëve të një entiteti sportiv" (Barcelona) dhe gjithashtu "sportistëve, gjyqtarëve" të cilët kanë synuar "të paracaktojnë ose ndryshojnë me dashje dhe me mashtrim rezultatin e një ndeshje ose gare sportive me rëndësi të veçantë ekonomike ose sportive."

Josep Maria Bartomeu Barcelona

Pavarësisht se pagesat përfshijnë kohën që nga viti 2001 dhe që nga atëherë Barcelona ka pasur katër presidentë të ndryshëm(Laporte dy herë), fokusi kryesor është midis vitit 2016 dhe 2018, prandaj Josep Bartomeu edhe pse prishi marrëveshjen në vitin 2018 së bashku me Barcelonën do të ballafaqohen me denoncimin nga Zyra e Prokurorit të Spanjës për ‘korrupsion të vazhdueshëm’, ndërsa Joan Laporta nuk do të përfshihet.

Lajme të ngjashme