Barcelona dëshiron ta shesë yllin amerikan brenda kësaj jave me çdo kusht - NACIONALE

Barcelona dëshiron ta shesë yllin amerikan brenda kësaj jave me çdo kusht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona dëshiron ta shesë Sergino Destin me çdo kusht, me katalunasit që duan ta bëjnë këtë të mundur brenda kësaj jave.

Barcelona ka marrë vendimin për t'u ndarë me yllin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dest. Sipas Gerard Romero, klubi po kërkon në mënyrë aktive një transferim për mbrojtësin dhe shpreson të finalizojë largimin brenda një jave.

ONLY GERMANY Sergino Dest Barcelona 2022

Drejtuesit e Barcelonës po kërkojnë të riformësojnë skuadrën dhe e kanë identifikuar Destin si një lojtar që duhet të largohet. Skuadra katalunase përfshiu një opsion blerjeje prej 20 milionë eurosh në marrëveshjen e tij të huazimit te AC Milan, por klubi italian nuk do ta aktivizojë klauzolën për shkak të formës së dobët të mbrojtësit, që e tregoi në Serie A dhe garat tjera.

Reprezentuesi amerikan ka një kontratë deri në vitin 2025 me Barcelonën, por nuk ka arritur të lërë shenja në Camp Nou dhe gjithashtu po mungon interesimi për të. Ai ishte i lidhur me Union Berlin dhe Besiktas në fillim të kësaj vere, por asnjë nga klubet nuk duket se do të bëjë një ofertë aktualisht.

Sergino Dest Milan

Dest aktualisht është në pushime dhe pritet të mos kthehet në Barcelonë për para-sezon pasi klubi kërkon një zgjidhje të shpejtë për të.

Lajme të ngjashme