Ballkani rrit edhe më shumë distancën në krye, triumfon ndaj Dukagjinit
Skuadra nga Theranda Ballkani është duke vazhduar bindshëm drejt titullit të tretë kampion në Kosovë, pas fitores ndaj Dukagjinit.
“Xhebrailat” triumfuan me rezultat komod 3:1 ndaj skuadrës nga Klina, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, me dy skuadrat që kishin raste shënimi me Ballkanin që posedoi më shumë.
Nazmi Gripshi pas një aksioni të shpejtë kaloi vendasit në epërsi (15’).
Ballkani shënoi sërish por që goli iu anulua nga VAR-i për një faull në sulm.
Pas kësaj, u kundërpërgjigj Dukagjini me një gol të bukur të Victor Hugos (44’), rezultat me të cilën përfundoi kjo pjesë.
Sidoqoftë, menjëherë në pjesën e dytë Almir Kryeziu e bëri dallimin me një gol fantastik nga distanca (48’).
Fitoren e vulosi mesfushori Bleart Tolaj me një gol të bukur nga afërsia (90+5').
Me këtë fitore, Ballkani mbledh 32 pikë në Superligën e Kosovës duke pasur shtatë më shumë se Drita që renditet e dyta, derisa Dukagjini zë pozitën e gjashtë me 17 sosh.