Ballkani merr fitoren e radhës ndaj Malishevës, Gjilani barazon me Ferizajn, Llapi e mposht Drenicën
Sot janë zhvilluar tre takimet e fundit të javës së 10-të të Superligës së Kosovës, ku kampioni i Kosovës vazhdoi me fitore, kësaj radhe e mposhti Malishevën me rezultat 2:1, Gjilani u ndal me barazim nga Ferizaj 1:1 dhe Llapi e mposhti Drenicën me rezultat 3:1.
Ballkani – Malisheva
Kampioni i Kosovës, Ballkani hyrë në këtë ndeshje nga vendi i dytë me gjashtë pikë më pak se lideri Drita por kjo e fundit kishte tri ndeshje më shumë të zhvilluara, ndërsa Malisheva erdhi në këtë takim nga vendi i parafundit në tabelë me një formë të tmerrshme që pas shkarkimit të trajnerit, Arsim Thaqi.

Ndeshja e zhvilluar në Suharekë përfundoi me fitore të vendasve me rezultat 2:1, me dy golat e shënuar në pjesën e parë të vendaseve, ndërsa goli i ngushtimit të rezultatit për Malishevën erdhi në minutat e fundit të takimit.
Fillimisht shënoi Ermal Krasniqi për 1:0 në minutën e 36-të dhe pastaj për 2:0 u përkujdes Qëndrim Zyba në minutën e fundit të 45 minutave të parë.
Për Malishevën shënoi Agon Xhaka, që ishte goli i rezultatit përfundimtar 2:1
Me këtë epilog final, tani Ballkani afrohet në tre pikë me Dritën dhe ka dy ndeshja më pak të zhvilluara, ndërsa Malisheva qëndron në pozitë të nëntë, për të vazhduar formën e tmerrshme.
Ferizaj – Gjilani
Ndesha e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj nuk dha fitues, ku skuadra vendase shënoi fillimisht për rezultatin 1:0 me golin e sulmuesit Mateo Panadic në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa për Gjilanin në minutat shtesë të ndeshjes shënoi Arbnor Ramadani, për të mos e lënë të dalë pa pikë nga Ferizaj.
Gjilani tani me këtë barazim, e humb hapin me dy skuadrat e kreut, duke mbetur në pozitën e tretë me 15 pikë, tri më shumë se Prishtina e Llapi që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ferizaj me barazim nuk arrin të dalë nga zona e rrezikshme, ku tani gjendet në pozitën e fundit me tetë pikë nga 10 ndeshje, aq sa kanë edhe Dukagjini e Malisheva.
Llapi – Drenica
Llapi ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në duelin e skuadrave poshtë tabelës, ku e mposhti Drenicën me më pak mund seç pritej, pra me rezultat 3:2.
Epërsinë fillestare skuadrës së Tahir Batatinës ia solli, Gerhard Progni në minutën e 18-të, por nuk shkoi edhe shumë gjatë kur drenicasit barazuan gjithçka me anë të Zenel Gavazajt në minutën e 36-të.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në pjesën e dytë llapjanët shënuan edhe dy herë për fitoren shumë të rëndësishme.
Epërsinë e ktheu Francisco Riveira në minutën e 66-të, ndërsa menjëherë pas tre minutave Trimror Selimi realizoi për 3:1, ndërsa për Drenicën shënoi Agim Zeka për rezultatin përfundimtar 3:2.
Llapi tani gjendet në pozitën e pestë me 12 pikë aq sa ka edhe Prishtina në pozitën e katërt, ndërsa Drenica gjendet në pozitën e gjashtë me një pikë më pak, saktësisht 11 pikë pas 10 ndeshjeve.
Tabela momentale në Superligën e Kosovës
