Ballkani me shumë lehtësi shënon fitore ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur nga java e shtatë - NACIONALE

Ballkani me shumë lehtësi shënon fitore ndaj Llapit në ndeshjen e mbetur nga java e shtatë

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, ka arritur që me shumë lehtësi t’i arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Llapi, duke e mposhtur me rezultat të pastër 3:0, në ndeshjen e mbetur nga java e shtatë.

Para se të fillonte takimi në stadiumin Zahir Pajaziti, të dy skuadrat mbajtën një minutë heshtje për të riun Erion Kajtazi, që ndërroi jetë dje në një ndeshje futbolli.

May be an image of 15 people, people standing and outdoors

Llapjanët pothuajse asnjëherë nuk ishin të denjë në këtë ndeshje, ndërsa Ballkani ishte superiore si në numrin e rasteve të krijuara ashtu edhe në posedim të topit.

May be an image of 7 people, people playing sports and people standing

Në vetëm pesë minutat e parë të takimit, Ballkani rrezikoi mjaft shumë tri herë, dy nga goditjet u ndalën nga portieri Ilir Avdyli, ndërsa një tjetër u bllokua nga vija e mbrojtjes.

Llapi tentoi dy herë me kundër zbritje, por Alidema gjuajti fare pranë portës, ndërsa goditja e Kurtaj u ndal nga Stivi Frashëri me lehtësi.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 24-të, ishte Albion Rrahmani që shënoi për 1:0 pas një asistimi të bukur nga Arbër Potoku në zonën e rrezikshme.

Në vazhdim Ermal Krasniqi pati dy raste të arta, fillimisht nga një top i kthyer nga Bajram Jashanica, Krasniqi goditi dobët për t’u pritur nga Avdyli, ndërsa vetëm pak sekonda më pas doli në situatë një kundër një me portierin llapjan, ku ky i fundit sërish u tregua më i suksesshëm.

Gola në pjesën e parë më nuk pati dhe ky interval përfundoi me rezultat 1:0.

Pjesën e dytë u pa vetëm një skuadër, me Llapin që goditjen e vetme në portë gjatë kësaj pjese e pati në minutën e 80-të, që ishte e pasuksesshme.

Ndërsa Ballkani shënoi dy gola të tjerë. Fillimisht shënoi Armend Thaqi, pas asistimit të Gripshit në minutën e 56-të, ndërsa për rezultatin përfundimtar 3:0 u kujdes Meriton Korenica vetëm pas tre minutash ku pasi kaloi disa lojtarë, plasoi një goditje të lehtë për të shënuar.

Ballkani tani afrohet në vetëm një pikë liderit, Dritës, por që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Llapi mbetet aty ku ishte, pra në pozitën e gjashtë me pikë të barabarta me Drenicën e vendit të shtatë.

Lajme të ngjashme