Ballkani konfirmon largimin e Nazmi Gripshit - NACIONALE

Ballkani konfirmon largimin e Nazmi Gripshit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani ka konfirmuar largimin e sulmuesit Nazmi Gripshi, të cilit i ka përfunduar kontrata.

Duket se dy palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën, andaj fantazisti shqiptar është larguar nga “Xhebrailat”.

Gripshi ka qenë ndër më të mirët këtë sezon, duke luajtur rol kyç në suksesin e Ballkanit drejt titullit kampion për të tretin vit radhazi.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Faleminderit Nazmi Gripshi!

Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin nga Durresi ka përfunduar, andaj klubi e falenderon mesfushorin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karierës së tij”, shkroi ndër të tjera klubi në komunikatë.

Ballkani tani pritet të përforcohet në verë meqenëse ka humbur edhe Armend Thaqin, që iu bashkua CFR Clujit. Ndërkohë, raportohet se edhe Lumbardh Dellova është drejt kalimit në Rumani.

Lajme të ngjashme