Ballkani e Drita me fat në shortin për raundin e tretë të Ligës së Konferencës, por jo Llapi - NACIONALE

Ballkani e Drita me fat në shortin për raundin e tretë të Ligës së Konferencës, por jo Llapi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubet kosovare Ballkani, Drita dhe Llapi kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës Ballkani në rast që arrin në raundin e tretë kualifikues do të luajë ndaj Larnes të Irlandës Verioren, sfidë ku janë favorit i padiskutueshëm.

Ndërsa, çuditërisht edhe Drita ka pasur fat në këtë short, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Auda – Cliftonville, skuadra të cilat janë larg nivelit të nënkampionit të Kosovës.

Skuadra më e pafat padyshim ka qenë Llapi i Tahir Batatinës, ku të cilët nëse mposhtin Brondby më shumë gjasë do të takohen me Legian e Varshavës, e cila në raundin e dytë ka punë me Caernarfon Town.

Ndërkohë, Ballkani nesër do të përballet me Harmun, derisa Drita e Llapi këtë të enjte do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës, kurse një javë më vonë zhvillohen kthyeset.

Lajme të ngjashme