Ballkani dhe zyrtarët e saj shpëtojnë vetëm me gjoba për kërcënimet dhe fyerjet ndaj gjyqtarëve - NACIONALE

Ballkani dhe zyrtarët e saj shpëtojnë vetëm me gjoba për kërcënimet dhe fyerjet ndaj gjyqtarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani dhe zyrtarët e saj më të lartë, përfshirë presidenti Arsim Kabashi dhe trajnerin Ilir Daja, kanë shpëtuar vetëm me dënime me gjoba për kërcënimet dhe fyerjet ndaj gjyqtarëve pas barazimit me Dukagjinin në fundjavë.

Ballkani u ndal nga Dukagjini me një barazim 1:1 të dielën në Suharekë, duke lëshuar mundësinë ta rrisë epërsinë ndaj Dritës në krye të tabelës në Superligë.

Në raportin e tij të ndeshjes, gjyqtari Alban Shala shkroi se një grup tifozësh të kampionit në fuqi kishin tentuar ta sulmonin atë dhe gjymëtarët e tjerë të ndeshjes në Suharekë.

Po ashtu, në raport ai shkroi se presidenti i klubit Kabashi ishte futur në zhveshtoren e gjyqtarëve duke i kërcënuar dhe fyer ata në baza familjare.

Komisioni i Garave nisi procedurë ndaj Ballkanit për lëshim në organizimin e ndeshjes, pasi tifozët e saj hodhën shishe dhe gjësende të tjera në drejtim të gjyqtarit Shala dhe ndihmësve të tij, si dhe tentimin për t’u futur në zhveshtoren e tyre.

Për këtë Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbolli të Kosovës e dënoi Ballkanin me gjobë në shumë prej 1500 eurove.

Presidenti Kabashi u dënua me gjobë në shumë prej 1000 eurove, ndërsa trajneri Ilir Daja me gjobë në shumë prej 1000 eurove.

Menaxheri i klubit Idriz Hajrizi, i ciki kishte tentuar ta godiste gjyqtarin e VAR-it, u pezullua nga kryerja e detyrës për tri ndeshje dhe u gjobit me 500 euro.

Përveç dënimit të Hajrizit, zyrtarët e tjerë dhe vetë klubi kampion i Kosovës shpëtuan lehtë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, duke i parë sjelljet e tyre ndaj gjyqtarëve në mënyrë të organizuar.

Lajme të ngjashme