Ballkani dëshpëron sërish në penallti, eliminohet nga Liga e Konferencës
Larne e ka eliminuar Ballkanin në raundin e tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Skuadra e Irlandës Veriore avancoi tutje falë triumfit në penallti me rezultat 4:1 pasi rezultati i përgjithshëm doli të jetë 1:1.
Ballkani fillimisht ishte më kërkuese, duke zhvilluar disa aksione të shpejta me Larnen që vetëm mbrohej.
Ishte Walid Hamidi që kaloi kampionin e Kosovës në epërsi, pasi realizoi nga pika e bardhë (45’). Adetunji u faullua në zonë, ndërsa algjeriani ishte i pagabueshëm.
Pjesa e dytë si dhe vazhdimet ishin më të qeta, me Larnen që mbrohej për mrekulli duke mos lejuar ndonjë befasi.
Kësisoj, përcaktuesi u vendos në penallti. Vendasit fituan me rezultat bindës 4:1.
Fatkeqëisht Ballkani dëshpëroi sërish në 11-metërsha, ku Hamidi dhe Ajazaj dështuan të shënonin, derisa lojtarët e Larnes ishin të pagabueshëm.
Tani, Ballkanit i mbetet të fokusohet në Superligën e Kosovës, kurse Drita do të jetë skuadra e vetme që mund të arrijë në grupet e Ligës së Konferencës, gjithnjë nëse kalon testin e vështirë që quhet Legia e Varshavës.